Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka dalë në mbështetje të iniciativës për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.
Në një postim në rrjetet sociale, diplomati i lartë evropian thekson se BE po e ndjek nga afër këtë situatë së bashku me ambasadat e tjera. Është thelbësore, thekson Soreca, që zëri i komuniteve lokale të dëgjohet.
“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. BE vazhdon ta ndjekë këtë nga afër së bashku me Ambasadat e BE dhe në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet”.
Shumë shoqata në mbrojtje të mjedisit, shkencëtarë dhe aktorë me famë botërore po kërkojnë mbështetje për ta shpallur Vjosën Park kombëtar.