MENU
klinika

"Ramën e përmbysim"

Basha tregon për momentin kur mësoi rezultatin e zgjedhjeve: Ishte shokuese dhe tronditëse

14.05.2021 - 12:20

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të kësaj force politike në qytetin e Fierit. Basha tha se Partia Demokratike asnjëherë nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të cilat sipas tij u fituan në mënyrë të paligjshme.

Teksa shtoi se ditët pas publikimit të rezultatit kanë qenë “shokuese dhe tronditëse” për të gjithë, por ato ditë kanë marrë fund pasi PD është kthyer më e fortë për të rëzuar këtë “qeveri njëherë e përgjithmonë”.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Lulzim Basha:

25 prilli tregoi se demokratët pas asnjë mjet pushteti vetëm me shpirtin e tyre janë në gjendje ti kundërvihen një pushteti të tëre dhe ta çojnë në buzë të greminës gati për ta hedhur aty ku e kanë vendin.

Me këtë vjen dhe konkluzioni i dytë, masakra elektorale e 25 prillit nuk do të njihet, tjetërsimi i rezultatit të qytetarëve nuk do të pranohet,

Për këtë nuk ka pikë dyshimi, beteja do të vazhdojë për ata që e nisëm, jo për karrigen time dhe të Enkelejdit. Jo për poste drejtorësh apo për tendera apo për të hapur dyert e doganave për kontrabandë.

Ky degjerim është për fatin e keq të Shqipërisë sëmundja që ka mbërthyer për vdekje kundërshtarin tonë, beteja jonë do të vazhdojë për Shqiptarët.

Në të gjithë format dhe mënyrat në çdo fushëbeteje. Një gjë është e sigurt, e sigurt si drita e diellit sot fundi kësaj beteje i cili nuk mund të jetë trumfi i Rama-Doshit po përmbysja e këtij regjimi dhe fitorja e shqiptarëve.

Ditët e para kanë qenë ditë shoku dhe tronditëse jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët, dhe kjo është fare njerëzore përndryshe nuk do ishim njerëz se nuk jemi prej guri por kocka jonë është e pathyeshme nëqoftëse është dicka që e dinë të gjithë mirë është se demokratë nuk dorëzohen kurrë. Ndryshimi u pengua në mënyrë të paligjshme, shokut po i le vend zemërimi dhe forca për të rëzuar këtë qeveri njëhere e përgjithmonë.

REMOTE_ADDR:[]

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!