MENU
klinika

COVID-19

Certifikatat e vaksinimit/ DW: Kanë filluar falsifikimet e shumta

14.05.2021 - 10:16

Falsifikimi i dokumenteve të vaksinimit kundër virusit Corona është shndërruar në një temë preokupimi për autoritetet e sigurisë në Gjermani, por ky problem është lënë shumë pas dore nga politika. Kryetari i autoriteteve për luftën kundër kriminitalitetit (BDK), Sebastian Fiedler, deklaroi për gazetën “Handelsblatt”: “Problemi ekziston tashmë dhe do të mbetet aktual për një kohë të gjatë, pasi  me një vaksinim të plotë lirohesh nga kufizimet e të drejtave themelore ose, në të ardhmen, do të kesh përfitime për lëvizjen e lirë”. Ndaj edhe ata që refuzojnë vaksinimin do të jenë të interesuar të kenë këtë dokument për t’i ikur detyrimet e karantinimit.

Fiedler akuzon politikanët se kanë dështuar në këtë drejtim. Ai e konsideron problemin e falsifikimit të të dhënave të vaksinimit si një “shembull tipik i një dukurie të re të parashikueshme”.

Kryetari i Sindikatës së Policisë Gjermane (DPolG), Rainer Wendt, gjithashtu konsideron se kartat e vaksinimit mund të falsifikohen lehtë. Policia e ka shumë të vështirë t’i njoh dokumentet e falsifikuara, “nëse kjo nuk është bërë në mënyrë shumë të dobët”, dekalaroi ai për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Kërkohet qasje në bazën e të dhënave për policinë

Ndaj Wendt kërkon që oficerëve të policisë, policëve kufitarë dhe kontrolluesve komunalë t’u jepet qasje në bazën e të dhënave të vaksinimeve të Institutit Robert Koch (RKI). Deri më tani, këto të dhëna janë raportuar në mënyrë anonime nga qendrat e vaksinimit, por kjo duhet të ndryshojë, kërkoi ai. “Të dhënat duhet t’i transmetohen RKI-së në tërësi. Do të thotë, duhet të kenë emrin, të dhënat personale dhe datën e vaksinimit dhe të ruhen atje në mënyrë që të mund të shihet qartë se kush dhe kur është vaksinuar e kush jo.” Këto të dhëna më pas mund të vihen në dispozicion të autoriteteve të kontrollit në internet për një periudhë kalimtare, në mënyrë që shërbimet e sigurisë të mund të hetojnë drejtpërdrejt, nëse dikush vërtet është vaksinuar apo jo, tha Wendt.

Prej ditësh në Gjermani personave të vaksinuar ose shëruar nga sëmundja Covid-19 u janë kthyer disa të drejta, të cilat më parë kanë qenë të kufizuara. Për këta persona nuk ka më kufizime të kontakteve apo të lëvizjes, ata trajtohen si personat që kanë bërë një test me rezultat negativ.

Prej të dielës së kaluar, në Gjermani kanë hyrë në fuqi rregullat për futje në këtë vend, për personat që kthehen nga pushimet. Personat e vaksinuar dy herë ose të shëruarit nga sëmundja Covid-19 nuk kanë nevojë të bëjnë teste dhe të futen në karantinë – përveç nëse vijnë nga një zonë me variante të reja të virusit Corona.

/DW

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!