MENU
klinika

Thirrjet e Presidentit për referendum/ Eksperti sqaron kompetencën që ka Kreu i Shtetit!

Çfarë do të ndodhë javën e fundit të Komisionit Hetimor

21.05.2021 - 13:15

Shpesh herë nga Presidenti, Ilir Meta janë bërë thirrje për referendume, por çfarë thotë kushtetuta dhe si e interpretojnë ekspertët.

Në Komisionin Hetimor, eksperti Erind Merkuri tha se vetë Presidenti nuk ka të drejtë të thërrasë referendume, por vetëm të caktojë datë me dekret.

Ndërkohë komisioni pritet të mblidhet javën e ardhshme, që sic tha kryetari Alket Hyseni do të jetë intensive, pasi është java e fundit.

PJESE NGA DISKUTIMI NE KOMISION

Spartak Braho: Pa bërë analogji me presidentin tonë aktual, ka të drejtë presidenti të organizojë referendum?

Eksperti Erind Merkuri: Presidenti në Shqipëri nuk ka të drejtë të organizojë referendum, presidentin cakton datën e referendumit. Kushtetuta rregullon disa nene, ku thuhet se ka një lloj diskrecioni, kur i kërkohet nga zgjedhësit. Pra kur ja kërkojnë dhe jo të caktojë vetë.

Presidenti cakton me dekret datën, por vetë presidenti nuk e ka kompetencën për të mbajtur referendum.

Klotilda Bushka: Ka një praktikë të Gjykatës Kushtetuese, ku jepet një trajtim në lidhje me kompetencat e presidentit për të mbajtur referendum? Mund ta sqaroni këtë më shumë?

Eksperti Erind Merkuri: Rasti i referendumit në Kore, ishte që presidenti kishte deklaruar disa herë që do kërkonte një referendumi për votëbesimin e tij, sepse presidenti në Kore zgjidhet nga populli.

Edhe në rastin moldav, presidenti kërkonte një referendum dhe Komisioni i Venecias ishte kundër.

Alekt Hyseni: Është java e fundit e këtij komisioni ku do të administrojmë provat në këtë çështje, për t’ja dorëzuar brenda afatit seancës parlamentare dhe për të vazhduar me tej me procedurat nëse do të këtë procedura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hetimi/ “Kur bën deklarata për zgjedhjet duhet të mbajë neutralitetin politik”

Ekspertët flasin për kompetencat e Presidentit


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!