MENU
klinika

Përfaqësuesi i PD: 23 qytetarë mund të kenë votuar 60 herë

Debati në KAS për Vlorën, Rusmali: S’keni prova dhe kërkoni pavlefshmëri të zgjedhjeve!

20.05.2021 - 12:56

Vijon me të njejtin intensiteti seanca në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, teksa ka vendosur sot që gjysma e kutive të votimit në Qarkun e Beratit të rinumërohen.

Ndërkohë, aktualisht ka nisur procesi për kërkesën tjetër të PD dhe LSI për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë.

Anëtari i KAS Ilir Rusmali serish ka debatuar me juristin e PD Marash Logu, për shkak se perfaqesuesi pretendon se 23 qytetarë vlonjatë mund të kenë votuar për 60 zgjedhës të tjerë.

Pikërisht kjo hipotezë e Logut ka qene ajo që ka ndezur debatin në KAS, ku Ilir Rusmali ka kërkuar qartësisht, nëse PD ka prova apo pretendon vetëm për hipotezë, “se mund të kenë votuar”.

Dhe anëtari tjetër i KAS Ledio Braho, i ka kërkuar perfaqesuesit të PD qe të saktësonte nëse kërkonin ripërsëritje të zgjedhjeve vetëm mbi bazën e pretendimeve të tij, se 23 persona mund të kenë votuar për 60 zgjedhës.

Debati:

Rusmali: Ju keni ardhur në këtë institucon për të kërkuar drejtësi. Dhe drejtësia kërkohet duke mbajtur në njërën dorë ligjin dhe në dorën tjetër provat. Pyetjet unë nuk i bëj për karshillik. Unë i bëj për të kuptuar raportin e provës me ligjin. Është vendimtare në një provë si kjo, ne të kuptojmë vlerën provuese të saj.

Fjalia “a ekziston mundësia” bën fjalë për një hipotezë. Dhe ne nuk na duhet hipoteza por prova. Dhe unë përpiqem të ndihmoj palën që ngre hipotezën, duke kërkuar të filtrohet prova. Ju kapërceni kufijt e etikës sepse prova që ju thoni mungon.

Hipoteza e ngritur nga zoti Logu nuk formon provë. Provë formon vetëm fjalia. Por dokumenti duhet ta provojë provën. Zoti Logu nuk e thotë dot sepse dokumenti nuk e ka provën.

*Ndërhyn realatori i çështjes dhe kërkon dhe kërkon që palët të mos debatojnë me njëra-tjetrën

Logu: Po më lini të flas. Pse nuk e ndaluan zotërinë se foli këtu për etikën dhe moralin. Më lejon dhe mua të bëj leksionin tim se e bëj më mirë se zoti Rusmali. Kjo provë të nderuar, ëhstë shumë e qartë. Është e zeza mbi të bardhë.

23 zgjedhës në Qarkun e Vlorës kanë vendosur shenjat e gishtave të tyre për të identifikuar 60 votues. A është kjo të nderuar anëtar të KAS shkelje e ligjit. Ne e dimë që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, nëse ju e dini ndryshe, na e thoni që tani.

Unë nuk mund të dalë sot garant, por ekziston mundësia që këta persona që janë identifikuar për 60 votues, edhe mund të kenë votuar për 60 persona. Kemi të bëjmë me një parregullësi që cënon rëndë procesin zgjedhor.

Braho: Ju jeni të idesë që kjo provë krijon dyshimin e arsyeshëm se 23 persona kanë votuar për 60 perrsona. Dhe nëse kjo analizohet, jemi në kushtet e pavlefshmërisë së zgjedhjeve, këtë pretendoni?

Logu: Po kjo është.

Rusmali: Por nuk provon që këta 23 persona kanë votuar apo jo?

Logu: Por është shkelje e ligjit, vendosja e gishtit disa herë apo jo?

Rusmali: Unë kuptova shumë qartë kontekstin në të cilin ju kërkoni të fusni provën. Unë kam një dilemë për fjalinë tuaj për “ekzistencën e mundësisë”. Prandaj unë e bëj pyetjen, për të kuptuar nëse kjo provohet apo jo.

Logu: Ka 23 qytetarë të Vlorës që kanë pasusr në dispozicion 60 karta identiteti në dorë për zgjedhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!