MENU
klinika

Pas takimit me Bashën

Drejtuesja e OSBE-ODIHR në selinë rozë/ Bisedë me Ramën për zgjedhjet e 25 prillit

04.05.2021 - 14:43

Drejtuesja e Misionit të OSBE-ODIHR Ursula Gacek po zhvillon sot një takim në selinë rozë me kreun e PS-së dhe kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të takimit janë zgjedhjet e 25 prillit, ku Gacek po njihet me pretendimet e udhëheqësve politik në Shqipëri.

Të hënën Gacek u takua me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu. Sjellim në vëmendje që sot ky i fundit foli sërish për një “masakër elektorale” në 25 prill.

Pritet që OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Partia Socialiste rezultoi fituese e zgjedhjeve të 25 prillit me 74 mandate, por PD dhe LSI flasin për shkelje dhe parregullësi si dhe blerje votash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisioneri për Zgjerimin në BE viziton nesër Tiranën

Pritet konferencë e përbashkët me Ramën, takim edhe me Bashën