MENU
klinika

“Shqipëria të mos dalë para Maqedonisë së Veriut për negociatat”

DW: Deputetja gjermane ka një porosi për ministrat e Jashtëm të BE

10.05.2021 - 15:08

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian takohen të hënën në Bruksel, ku një ndër temat e bisedimeve është edhe Ballkani Perëndimor. Deputetja liberale gjermane, Renata Alt ka një porosi për ministrat e Jashtëm të BE.

Në takimin e tyre në Bruksel (10.05) ministrat e Jashtëm të BE konsultohen për marrëdhënien e tensionuar me Rusinë, për gjendjen në Bjellorusi, Afganistan dhe Liban. Por edhe për Ballkanin dhe gjendjen në rajon do të flitet në kuadër të takimit, sidomos kur aktualisht qarkullojnë në media njoftimet për një “nonpaper” për ndarjen në paqe të Bosnjes, gjë që është kundërshtuar ndërkohë. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i quan zëra të tillë për rindarjen kufijsh të rrezikshëm, ato i përkasin historisë. Ministrat e Jashtëm në Bruksel do të diskutojnë edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Një temë tjetër e hapur e BE është edhe ngecja aktuale e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Megjithëse ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas nuk është për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE, u dëgjuan tone të tjera gjatë vizitës së fundit pak ditë më parë, në Shkup nga komisioneri i BE, Oliver Várhelyi. Komisioneri i Be u shpreh, se nëse nuk nuk zgjidhen mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut , nuk përjashtohet mundësia që Konferenca e parë Ndër-Ministeriale e BE të zhvillohet edhe vetëm për Shqipërinë.

Alt: Të mos ndëshkohet nxënësja shembullore Maqedonia e Veriut

Lidhur me këtë deputetja gjermane liberale (FDP), Renata Alt, e cila është edhe raportuese për Europën Qendrore dhe Lindore në partinë liberale ka reagur para takimit në Bruksel të hënën. Alt është shprehur se në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit nuk duhet ndëshkuar Maqedonia e Veriut, që ka qenë një nxënëse shembullore. Në një deklaratë për Deutsche Wellen të hënën, Alt thekson se “ministrat e Jashtëm do duhet ta përdorin takimin për Ballkanin Perëndimor për të tematizuar bllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut për shkak të Bullgarisë. Opinioni i shprehur nga komisioneri i BE, Olivér Várhelyi, që të dalë Shqipëria para Maqedonisë së Veriut, është absolutisht i pakuptueshëm dhe duhet të refuzohet qartë nga Këshilli”, thotë Renata Alt.

Sipas deputetes gjermane në vend që të ndëshkohet nxënësja shembullore mes aspirantëve në BE, Maqedonia e Veriut, duhet që vendet anëtare të rrisin presionin mbi Bullgarinë. “Edhe qeveria gjermane ka përgjegjësinë, që të koordinohet ngushtë me vende si Austria për të mbështetur Maqedoninë e Veriut. Që Shkupi nuk lejohet të negociojë është një sinjal katastrofik në drejtim të Ballkanit. Pikërisht në kohët, kur qarkullojnë “nonpaper” për ndryshime kufijsh, duhet që BE të ketë qëndrim të qartë. Për këtë është rasti sot.” /DW/

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!