MENU
klinika

Sali Mehmeti

E vërteta e Palestinës dhe Izraelit…

12.05.2021 - 16:05
Kam qenë diku 14 vjet kur u bana simpatizant me nder me thanë i “kauzës palestineze”🙈.
Sigurisht jo me shiritin në ballë e as me shallën e Arafatit, por me librin demoniak të Enverit “Shënime për Lindjen e Mesme”.Kur dëshira me besue diçka paraprinë argumentin, edhe nja dy-tre libra të tjerë me autorë bigotë të Hamasit ma përforconin bindjen që Palestina ishte epitoma e viktimës perpetuale që nuk gjan qetësi nga “sionistët” (sic!).
Por me depërtue deri te e vërteta e “Palestinës” (sado që ekzistenca e saj âsht njisoj fiktive si Shangri-la mitike e Rudyard Kiplingut) âsht e nevojshme nji rropatje bukur e vështirë me i dekonstruktue rrenat, falsifikimet e mitet arabe.
Sepse sot ma e lehta punë âsht me qenë simpatizant i “Palestinës”: mjafton me e suspendue logjikën e arsyes me i thanë “hajt theje qafën”, dhe kështu sakaq e gjen vetën në komoditetin e fildishtë të nji shumice që beson se palestinezët po hjekin, se çifutëria âsht trupëzimi i të keqes etj etj.
Në fakt, me qenë aktivist i “rezistencës” palestineze sot âsht sport dëfryes: mjafton me e pas nji pajisje smart që incizon e fotografon edhe me e provokue ushtarin izraelit. E garantume âsht që reagimi i tij ma i vogël shpërfytyrohet si lëvizja e nji monstrumi kundrejt inocentit palestinez.
Me arabë “palestinezë” nuk bashkëndajna as vuajtje e as përvoja të njejta: me i pas ne armët që arabët “palestinezë” i kishin në vitet ’40 prej britanikëve, Jugosllavia kurrë e përjetë nuk do ta rianeksonte Kosovën me 1945.
Me i pas armët e sofistikume që kishin arabët “palestinezë” në vitin 1968 prej krejt botës komuniste, Kosova e viset shqiptare në Jugosllavi nuk do t’i prisnin vitet ’90 që me u çlirue e me u bashkue me nanën Shqipní.
Me i pas ne armët që arabët “palestinezë” kishin në kohën e Intifadës prej Iranit e turli shteti, ushtria serbe do të zhbihej midis Kosovës.
Sot në “universitete” në Gaza, në Ramallah e gjetkë, estabilishmenti akademik “palestinez” i mëson studentët, nxansat e filloristat me mite që edhe Beogradi do t’i lakmonte për me i përdorë në Kosovë: mësojnë qysh arabët qenkan vendas në Jude, bile pasardhës të kananitëve, qysh krejt qytetnimi urban në Jeriko, Jerusalem, Bethlem e Galile qenka arab në krye të herës, etj etj. Mbrapshtitë i vazhdojnë edhe me negacion të realitetit se nuk ekziston Izraeli ose nëse ekziston i ka ditët e numërume.
Me Izrealin, me të drejtën e tyne për ekzistencë, për lirinë e qytetnimin!
“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!