MENU
klinika

Rënia drastike e rasteve me Covid

Edi Rama: Komiteti Teknik del nesër me planin e ri të masave

26.05.2021 - 11:23

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë konfirmuar se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve që do të vlerësojë masat anti-Covid në Shqipëri.

Mbledhja e Komitetit Teknik vjen në një kohë kur shifrat e rasteve të reja në vendin tonë kanë pësuar një rënie të ndjeshme, ku dje janë regjistruar vetëm 14 raste të reja.

“Jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit por është shumë e rëndësishme të mos harrojmë që nuk kemi parashikueshmëri të plotë me rrugën drejt daljes nga ky tunel dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Nesër komiteti do të dalë me planin e ri për lehtësim të mëtejshëm të masave. Ambicia jonë për një sezon turistik të lehtësuar do të përmbushet”, tha sot Rama.

Një deklaratë të ngjashme dha dje edhe ministrja Manastriliu, e cila teksa komunikoi mbylljen e pavioneve Covid në spitalet rajonale, u shpreh se këto dy ditë do rivlerësohen masat. Së shpejti Shqipëria pritet të çelë së shpejti sezonin turistik, ku do të synohet tejkalimi i situatës së vështirë të vitit të shkuar që u shkaktua nga Covid-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!