MENU
klinika

"I lumtur, mes jush!"

Fieri nderon Kadarenë

27.05.2021 - 19:18

         Shkrimtari i njohur ndërkombëtarisht, Ismail Kadare, është vlerësuar me titullin “Nderi i Bashkisë së Fierit”, me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë ndër vite letërsisë shqipe dhe për promovimin e saj në nivelet më të larta të kulturës botërore”.

Çmimi iu dorëzua në sallën e teatrit nga kryebashkiaku Armando Subashi. Gjeniu i letrave shqiptare foli i emocionuar, teksa rikthehej në qytetin e Fierit pas 30 vitesh, këtë herë si qytetar nderi.

“Jam i lumtur që jam midis jush, besojeni… Për shkrimtarin, sado i dëgjuar të jetë, dashuria e lexuesit është e shtrenjtë, prandaj ju falënderoj nga zemra për këtë pritje kaq të bukur, të ngrohtë e kaq shqiptare”, – u shpreh shkrimtari.

Aktiviteti u zhvillua në teatrin “Bylis”, ku referuan akademiku Ali Aliu, Profesori i Letërsisë Sadik Bejko, Klara Kodra dhe Majlinda Rama.

“Është në nderin tonë të presim një mysafir të veçantë, që me veprën e jashtëzakonshme u bë simboli ynë më i ndritshëm”, – tha Rama.

Ndërsa Aliu, u shpreh se “lexuesi shqiptar, për herë të parë lexon në gjuhën e tij, veprën e një gjeniu si Kadare”.  Sadik Bejko, theksoi se” Kadare është një udhëheq shpirtëror, për të gjithë shkrimtarët shqiptarë që erdhën pas tij”.

Referatet rreth krijimtarisë dhe karrierës së suksesshme të Kadaresë, u përcollën me interpretimin brilant, të aktorit të njohur, Timo Flloko dhe aktorit të teatrit “Bylis”, Klajdi Marku.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!