MENU
klinika

Shmanget polici

Formulari i ri që marrin shoferët: Si do të veprohet në rastet e aksidenteve të lehta

14.05.2021 - 10:59

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në zbatim të ligjit të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit ka hartuar dhe nxjerrë për konsultim publik “Raportin Evropian të Aksidenteve”. Dokumenti, i nënshkruar nga drejtuesit e mjeteve që përfshihen në një aksident rrugor, do të shërbejë për dëmshpërblimin e shpejtë nga shoqëria e sigurimit në ato raste ku dëmi vlerësohet deri në 30 mijë lekë.

Pas procesit të konsultimit, formulari do të miratohet nga Bordi i Autoritetit dhe parashikohet të përdoret pas 1 korrikut të këtij viti, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri.
Sipas të dhënave zyrtare nga shoqëritë e sigurimit, rreth 30-35% e dëmeve në rastet e aksidenteve rrugore janë në vlera të vogla, zakonisht deri në 30 mijë lekë të reja.

Këto raste dëmesh, sipas ligjit të deritanishëm “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” janë trajtuar nga shoqëritë e sigurimit bazuar në procedurat standarde brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës për dëmshpërblim, si edhe përmes plotësimit të një sërë dokumentash, përfshirë edhe procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore

Ka raste që një pjesë e drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident, për të shmangur procedurat burokratike, apo gjobën e policisë, në rastin e dëmeve të vogla materiale në mjetet e tyre, nuk e raportojnë fare aksidentin dhe nuk bëjnë kërkesë për dëmshpërblim te shoqëria e sigurimit, por e zgjidhin midis tyre.Ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili hyn në fuqi më 1 korrik të këtij viti, përmes një dispozite të posaçme përfshin për herë të parë në Shqipëri praktikën e njohur si “Raporti Evropian i Aksidenteve”. Në këtë mënyrë, përmes plotësimit dhe nënshkrimit të formularit të posaçëm (Raporti Evropian i Aksidenteve), i cili do t’i dorëzohet të siguruarit nga shoqëria e sigurimit në momentin kur ai blen policën e sigurimit, drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident bien dakord për zgjidhjen me mirëkuptim të ngjarjes.

Ky raport i nënshkruar nga të dy drejtuesit e mjeteve nënkupton që aksidenti ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular.

Raporti i plotësuar dhe i nënshkruar nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident i bashkangjitet kërkesës për dëmshpërblim, e cila sipas ndryshimeve ligjore tashmë, duke nisur nga 1 korriku, nuk do të trajtohet brenda 30 ditëve nga shoqëria, por për 14 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së dokumentacionit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!