Ibsen Elezi bëhet kandidati i katërt për kryetar në PD. Elezi ka dorëzuar sot formularin e kandidimit.
Ai ka deklaruar për mediat se vetëm nëse Basha dorëhiqet nga posti i kryetarit atëhere mund të ketë garë të barabartë brenda PD.
Po ashtu ai ka kërkuar që gjithë kandidatët e PD të kenë përfaqësues në komisionin zgjedhor.
”Vetëm me dorëheqjen e Bashës mund të getë garë të barabartë. Kandidatët për kryetar duhet të kenë përfaqësues në komisionin zgjedhor.”- tha Elezi.
Nga ana tjetër ai është kandidati i dytë pas Edit Harxhit që del nga ”Grupi për PD” që i kërkon Bashës dorëheqjen dhe shtyrjen e datës 13 qershor. Po ashtu kandidaturën ka dorëzuar edhe kryetari aktual, Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.