Vendi ynë ka lejuar që të ulet në Rinas rreth orës 15:35 avioni me turistë bjellorus. Vendet e BE njëzëri kanë ndërmarrë një nismë personale për të mos lejuar shfrytëzimin e hapësirës së tyre ajrore nga avionë që nisen nga Bjellorusia, si një farë sanksioni pas arrestimit të gazetarit kritik të liderit Lukashenko.
Për të mbërritur në Shqipëri, avioni ka kaluar nga Hungaria që gjithashtu është shtet i BE, por e ka lejuar të kalojë. Edhe vendi ynë e ka lejuar pasi nuk është bërë asnjë kërkesë nga NATO dhe BE për të ndaluar fluturimet me këtë shtet.
Avioni nga Bjellorusia pasi ka kryer uljen në Rinas, sapo është ngritur sërish në fluturim. Nga vëzhgimi në Flight Radar shihet se avioni bjellorus nuk ka një destinacion të caktuar, por pritet që të kthehet në Bjellorusi.
Sanksionet nga BE për Bjellorusinë erdhën pas diskutimeve në Bruksel duke vendosur që t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së.