MENU
klinika

"Universiteti ka shpenzime të papërballueshme"

Kërkuan ulje tarife, rektori i UT i përgjigjet studentëve: Do paguhet e plotë

26.05.2021 - 17:26

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha i është përgjigjur sot kërkesës së studentëve, të cilët kërkuan pak ditë më parë uljen e tarifave studimore për vitin akademik 2020-2021.

Në një deklaratë për mediet, Koni njoftoi se nuk do të ketë ulje tarifash as për nivelin Master dhe as për Bachelor, pasi sipas tij Universiteti ka shpenzime dhe tarfia është e përballueshme.

Sipas tij studentët duhet të shohin Universitetin si një të mirë të përbashkët dhe jo si një institucion që duhet të ulë tarifat.

“Kemi pasur pyetje nga studentët, shqetësimin për tarifat. Ne i kemi analizuar shpenzimet tona dhe na referon që kemi një ulje me 1.5% afërsisht, gjë e cila është mjaft minimale. Kemi paguar rregullisht çdo tarifë për ujin, dritat dhe shërbimet në Universitete. Mos harroni që kjo tarifë është vetëm 200-300 mijë lekë të vjetra dhe një pjesë e studentëve ekselentë ka tarifë të përgjysmuar, po ashtu dhe kategoritë në nevojë. Studenti duhet ta shoh Universitetin si një të mirë të përbashkët, jo si një institucion që duhet të ulë tarifat. 70% të studentët ne e kemi nga rrethet dhe për këta ka pasur më pak shpenzime pasi kanë ndjekur mësimin online. Tarifat e masterit po ashtu janë rreth 600 mijë deri në 1 milion apo 1.2 milionë lekë, janë tarifa të përballueshme”, u shpreh rektori Hoxha.

Kujtojmë se pak ditë më parë, studentët i dërguan një kërkesë me shkrim Ministres së Arsimit, Evis Kushit, për të ulur tarifat e studimit për vitin akademik 2020-2021. Me anë të kësaj letre ata i kërkuan përgjysmimin e tarifës, pasi nuk ishin prezent në auditore, duke ndjekur mësimin online për shkak të pandemisë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!