MENU
klinika

Dokumenti

Këshilli i BE: Thelbësore që negociatat e pranimit me Shqipërinë të fillojnë…

10.05.2021 - 16:19

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian takohen të hënën në Bruksel, ku një ndër temat e bisedimeve është edhe Ballkani Perëndimor.

“Panorama” ka zbuluar dokumentin e punës që Këshilli i Bashkimit Europian i ka dërguar në datën 5 maj delegacioneve të vendeve të BE përpara mbledhjes së sotme.

Në paragrafin 21.2 thuhet: “Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitje më të fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për popujt përkatës. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende“.

Megjithatë në paragrafin 4 thuhet se në Ballkanin Perëndimor ndihet një zhgënjim i thellë lidhur me procesin e zgjerimit.

“Sot, ne duhet të pranojmë që me gjithë angazhimin e palëkundur ndaj integrimit në BE dhe nivelet e pashembullta të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE, përfshirë edhe përballjen me pandeminë COVID-19, njerëzit në rajon po përjetojnë ndjesinë e një zhgënjimi të thellë në procesin e zgjerimit. Faktorët kryesorë janë: mungesa e hapave vendimtarë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas hapjes së vendimit të Këshillit të Marsit 2020 për negociatat e pranimit; ritmi i ngadaltë i përparimit në rrugën e BE në Serbi dhe Mal të Zi, në zbatimin e përparësive kryesore për Bosnjë dhe Hercegovinën, dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në Kosovë dhe pasiguria në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë. Një perceptim i dorëzimit të vonuar në BE të vaksinave COVID-19 ka ushqyer më tej një rrëfim të zhgënjimit.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqipëria të mos dalë para Maqedonisë së Veriut për negociatat”

DW: Deputetja gjermane ka një porosi për ministrat e Jashtëm të BE


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!