Konflikti mes Izraelit dhe autoriteteve të Palestinës, përkatësisht Hamasit që prej disa ditësh është përshkallëzuar, duke shkaktuar mbi 130 viktima shumica palestinezë.
Lidhur me këtë konflikt, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, me anë të një reagimi ka thënë se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit.
“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2,000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, ka reaguar MPJ.
Kujtojmë që luftimet midis forcave izraelite dhe palestineze u intensifikuan mbrëmjen e 11 majit.
Pas sulmeve masive me raketa nga Rripi i Gazës, ushtria izraelite përforcoi kundërsulmet e saj ndaj Hamasit.