MENU
klinika

Mandati i tretë i Ramës

Lubonja: Të bëhen presione të mëdha, opozita të jetë çekan

10.05.2021 - 16:57

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe mandatin e tretë të Ramës.

I ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24, Lubonja thotë se tashmë është koha për të bërë presione të mëdha ndaj qeverisë, dhe çekan duhet të jetë opozita.

Si pak kohë më parë, Lubonja propozon sërish një Aleancë për Mbrojtjen e Demokracisë ku të përfshihen opozita bashkë me atë në parlament, media dhe shoqëria civile

 

‘’Që duhet ngritur kjo punë, dhe të ketë presione të mëdha, dhe ndal tani më mirë, unë mendoj se ka ardhur koha të thuhet ndal, që disa gjëra të kthehen. Ju kujtohet 96’? I thanë Berishës kthe nja 30-40, po ti kthente saliu ato, dhe të normalizohet Shqipëria me këtë votim, do ishte situatë tjetër, ndoshta 97 nuk do vinte ashtu.

Krimi ndjell krimin, ai krim po nuk u ndalua do ndjellë krim tjetër. Rama duhet mbajtur çekani që ka vjedhur votat, jo të na bëjë premtime për mandatin e 4-t. Çekani jemi në që flasim, minimumi, çekan duhet të jetë opozita.

Kjo është analizë tjetër, a është kjo çekan prej balte, kjo mund të themi që jemi prej balte. Por në këtë situatë çfarë të pres që nesër të të vijë policia për të ta marrë votën, kur sot ta marrin, një pjesë i kanë thënë na lekët, shko voto, guxo mos votosh. Merri edhe mbyll gojën. Nesër mund të jetë më keq se kështu. Tani drejt kujt do shkojmë?

Duhet aleancë për mbrojtjen e demokracisë, të jenë opozita, media, shoqëri civile, opozita jashtëparlamentare. Vetëm kjo mund të bëjë presion. Tani mund të biesh në disfatizëm, e të rrish shtrirë.

Qeveria do bëjë vepra dhe do na kënaqë e ke fjalën? Nuk e di. Qeveria, çfarë është problemi, pse i duam zgjedhjet, i duam për të korrigjuar. Përndryshe po të kemi një mbret të mirë, nga i ati i biri, kjo ka qenë mbretëria.  Çfarë ndodh, ky mbreti po të jetë, pse është demokracia më e mirë, sepse nuk është në dorë të një njeriu. Një diktator si Enver Hoxha e mësuam ku na çoi, mjerim që e paguam sot e kësaj dite. Demokracia është kush gabon, korrigjohet, dhe frenimi është pozitiv, se vjen dikush.

Tani nëse kemi këtu se s’ka kush të korrigjojë pas 8 vitesh, me institucione të kapura, me drejtësi të kapur, hiq një President, vendos një të urtë e të butë, ti nuk korrigjon dot më. Ai do marrë edhe mandatin e 4-t edhe të 5-të. Atëhere rrezikon të bjemë në humnerë si 90- 91’. Demokracia për këtë punë është.

Atëhere kjo duhet të funksionojë këtu, kaq është puna, duhet të mendojmë që tani. Po na bën ura, pse duhet të bëjë aeroport e jo agroturizëm, mos mendojë për njerëzit, por sjell arabë. Këtej do të na çosh në Europë, këtej arabë pa tender. Sjell këta biznesmenë arabë që s’dimë si i sjell. A i kemi kundërshtuar PPP-të, krimin e organizuar? Kush do i rezistojë kësaj? Basha mund të jetë i lumtur, nuk e di. S’ka bërë rezistencën e duhur pas kësaj. Nuk është kaq. Kaq fuqi kanë? A janë të kompromentuar? Koha do e tregojë. ‘’- tha Lubonja.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!