Si përfaqësuese e qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar vendimin e DASH që e shpalli ish-kryeministrin Berisha person “non grata”.
Në një intervistë për News24, Manastirliu u shpreh se të gjithë janë të barabratë para ligjit. Ajo theksoi se vendimi i marrë nga DASH erdhi pas një vlerësimi dhe pas informacioneve të marra në një kohë të gjatë.
Pyetje: Si përfaqësuese e qeverisë, çfarë mendimi keni për vendimin e DASH që e shpalli Berishën non grata?
Manastirliu: Nuk kam shumë për të komentuar, sepse është një vendim i DASh që ashtu siç kanë deklaruar përfaqësuesit e DASh është një vendim që ka ardhur pas një vlerësimi në kohë dhe pas informacioneve të marra në një kohë të gjatë. Sa kohë flitet për SHBA, aleatin tonë, një vend që ka nivelet e larta të demokracisë, unë mendoj se nuk ka nevojë për koment.
Pyetje: A është një kambanë alarmi për personat në pushtet?
Manastirliu: Mesazhi është i qartë, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Edhe zoti Berisha.