MENU
klinika

Mbledhja në Bruksel/ "Të ecim para me integrimin e Shqipërisë në BE"

Borrell: Është koha t’i ofrojmë rajonit një perspektivë më të mirë

10.05.2021 - 17:46

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian janë mbledhur sot në Bruksel për të diskutuar në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ishte Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, i cili ka deklaruar i pari se situata në Ballkanin Perëndimor është një nga temat më të rëndësishme që do të diskutohej.

“Ne duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe duam ta theksojmë edhe njëherë se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të ndarë vendet në rrugën e tyre të integrimit. Rajoni ka një rol të veçantë në Evropë dhe për Evropën. Ka një rol strategjik për ne. Mesazhi që ministrat çuan sot, ri afirmim se e ardhmja e tyre është në BE. Ne duam të tregojmë se kemi një angazhim në të gjithë aspektet”, tha Borrell.

Borrel theksoi gjithashtu rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në, duke shtuar se gjatë takimit do të diskutohen mënyrat “për t’i ofruar rajonit një perspektivë më të mirë dhe më të fortë evropiane”. Borrell njoftoi se do të diskutojë ndryshimet klimatike dhe bashkëpunimin me SHBA-së në këtë fushë, si dhe marrëdhëniet me Rusinë, situatën në Liban dhe shtyrjen e zgjedhjeve palestineze të planifikuara për 22 maj.

Gjithashtu në këto mbledhje e takime pritej që të merrej një vendim për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut përsa i përket procedurave për integrimin në Bashkimin Europian. Maqedonia e Veriut vijon të ketë mosmarrëveshje me Bullgarinë për çështjet historike, dhe mund të cënojë Shqipërinë, por gjithsesi vendimi përfundimtar për negociatat i takon Këshillit Europian.

Pas takimit, kanë ardhur edhe reagimet nga të gjitha palët, përfshirë dhe komisionerët që kanë marrë pjesë në takim. Këshilli i Bashkimit Europian ka dalë me një document të plotë pas mbledhjes dhe ka sugjeruar vijimin sa më shpejt të procesit të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Në raport theksohet se është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shkojnë përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në të dy vendet.

Komisioneri për Zgjerimin e Europës Oliver Varhelyi ka publikuar një foto pas takimit me ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së. Në një status në rrjetet sociale, Varhelyi shkruan se në takim u konfirmua se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhimi për të rritur më tej angazhimin.

Ndërsa raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është shprehur se hijet e nacionalizmit vazhdojnë që të pengojnë bashkëpunimin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ajo ka shkruar se i kanë dërguar një letër kancelares gjermane në mënyrë që të përfshihen në përparimin për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Maqedonia e Veriut nuk do të diskutojë me Bullgarinë mbi gjuhën dhe identitetin maqedonas. Këtë e ka bërë të ditur, Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev gjatë konferencës së përbashkët që mbajti me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, dhe komisionerin e BE-së për fqinjësi, Oliver Varhelyi, pas takimit në Bruksel. Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të angazhohet më shumë politikisht dhe strategjikisht në Ballkanin Perëndimor.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen përsëri të martën në formatin “Çështje të Përgjithshme”, kurse krerët e shteteve ose qeverive do të diskutojnë në qershor se si të integrojnë marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor në prioritetet strategjike të BE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqipëria të mos dalë para Maqedonisë së Veriut për negociatat”

DW: Deputetja gjermane ka një porosi për ministrat e Jashtëm të BE


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!