Një viktimë dhe 49 të infektuar me Covid-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila theksoi se personi që humbi jetën ishte një qytetar, 71 vjeç, nga Berati.
“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 49 qytetarë“, citohet nga njoftimi.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.
Nga i njëjti burim, mësohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (14 Maj 2021)
Raste të reja ditore 49
Të shëruar në 24 orë 983
Të shtruar në spitale 84
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,964
Testime totale 671,495
Raste pozitive 131,939
Raste të shëruara 122,105
Raste Aktive 7,407
Humbje jete 2,427
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,905
Shkodër 266
Fier 179
Korçë 214
Gjirokastër 196
Durrës 117
Vlorë 147
Elbasan 116
Lezhë 101
Berat 82
Kukës 45
Dibër 39