MENU
klinika

Shkarkimi i presidentit

Minxhozi: Meta e ka një hall, reagoi më ashpër se vetë Berisha për vendimin e DASH

24.05.2021 - 21:56

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe refuzimi i këtij të fundit për të marrë pjesë në seancë dëgjimore po diskutohen këtë mbrëmje në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Drejtori i informacionit në News24, Robert Rakipllari, tha se nuk ka asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës nga ana e Presidentit, por sipas tij, të dyja palët, qoftë Presidenti, qoftë mazhoranca, kanë shkuar shumë larg me deklaratat.

Nga ana tjetër, analisti Skënder Minxhozi tha se me sjelljen e tij, Presidenti Ilir Meta tregon se e ka një hall, pasi sipas tij, qëndrimi i tij për vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës ishte më i fortë se i vetë Berishës.

Rakipllari: Komisioni për shkarkimin e Metës po ecën shpejt, edhe për shkak të afateve juridike. Për fat të mirë kemi një Gjykatë Kushtetuese, që do i vërë kapakun gjithë kësaj historie. Mendoj se palët kanë shkuar shumë larg dhe nuk vlen një përballje. Kanë shkuar shumë larg. Në optikën time, shkelja e parë konkrete ishte shtyrja e dekretit për zgjedhjet lokale, që u shqyrtua në Komisionin e parë Hetimor për shkarkimin e tij, ku u pyet dhe Komisioni i Venecias, ndërsa të tjerat janë deklarata. Jemi dakord që ai ka dalë përtej formatit të Presidentit, që është mbi palët, por nuk gjej akte konkrete të tij të shkeljes së rëndë të Kushtetutës për shkarkim. Gjithsesi, aty ku kanë shkuar palët me deklaratat e tij, qoftë Presidenti, qoftë mazhoranca, ky parlament i ngelet vetëm të formalizojë shkarkimin e tij.

Minxhozi: Problemi i shkarkimit të presidentit ka qenë një proces dinamik, që ka filluar para zgjedhjeve dhe që është mbajtur proceduralisht pas zgjedhjeve. Si një proces dinamik, ka pësuar ulje-ngritje, kthesa, është bërë më formal, më pak realist. Unë gjithmonë kam menduar që Ilir Meta nuk do të shkarkohet dot me procedurë. Vazhdoj t’i besoj kësaj ideje. Me informacionet që kemi ne, ajo maxhorancë e plotë që do duhet të shkarkojë presidentin në Gjykatën Kushtetuese është numerikisht e rrezikuar.

Megjithatë, deklarata e ambasadores amerikane, e cila u pa se e nxehu Presidentin për cështjen ‘Berisha’, mund të na tregojë se ka një dinamikë tjetër në këtë proces. Vetë Ilir Meta nuk bën asgjë për të na bindur se e meriton atë vend pune, me sjelljen e tij. Me qëndrimin që bëri për të mbrojtur familjen Berisha, ku ishte një qëndrim më i fortë se vetë Berisha. Epitetet që përdori Meta nuk i ka përdorur as vetë Berisha. Pra, sjellja e Metës i ngjan atij njeri që ka një hall, del rrugëve me një pamje shumë të çrregullt e anormale. Ai afishon shqetësimin dhe stresin e tij në rrugë publike, nuk e fsheh. Kjo është e çuditshmja, për një politikan që ka qenë shumë i vetëpërmbajtur në 30 vite.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!