MENU
klinika

COVID-19

Najada Çomo: Shqipëria po hyn në zonë jeshile, situate do të përmirësohet ndjeshëm në qershor

13.05.2021 - 19:39

Doktoresha Najada Çomo, njëkohësisht deputetja e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, deklaron se Shqipëria po hyn në një zonë jeshile tashmë, për sa i përket COVID-19.

E ftuar në një intervistë në emisionin “Frontline” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, Çomo theksoi se këtë vit vendi ynë mund të presë turistë.

Ajo shtoi se situata nga Covid do të përmirësohet nga qershori dhe më tej.

“Kemi nga janari që kemi filluar vaksinimin. Ne lancojmë përditë numrin e të vaksinuarve, të të infektuarve dhe fataliteteve. Do jemi një vend, s’po them free, por do jemi vend që do kemi situatë mjaft të mire nga Covid në qershor e më pas dhe këtë gjë e tregojnë shifrat. Vaksinat e bëra janë arma më e fortë. Shqipëria po hyn në zonë jeshile dhe urojmë të shkojë gjithçka në mënyrë pozitive. Situata është jo e lehtë, por drita jeshile është ndezur dhe duhet mbajtur e ndezur”, tha Çomo.

Ajo u shpreh se virusi po eliminohet në mënyrë graduale, por theksoi se nuk duhet humbur vëmendja.

“Virusi po eliminohet në mënyrë graduale. Kjo sepse një pjesë e mirë e popullatës është vaksinuar. Procesi i vaksinimit uroj që të ecë me këto ritme. Një nga armët e fuqishme të frenimit të sëmundjes, është vaksinimi. Kryeministri Rama ka meritë për përmirësimin e situates nga koronavirusi, unë besoj se është kryeministri i duhur dhe në kohën e duhur, që dha shumë për të përmirësuar situatën nga Covid. Duhet të mos harrojmë se popullata shqiptare, njësoj si popullatat e tjera, ka edhe sëmundje të tjera. Pra, janë edhe sëmundje të tjera, që sjellin pasojën e humbjes së jetës. Është krejt e pamundur që të fshehësh një vdekje nga Covid. Nuk ka gjasa dhe arsye pse të fshehim vdekjet nga koronavirusi. Po ne jemi ende në luftë. Popullata nuk duhet të ketë frikë, por duhet të mos humbim vëmendjen”, u shpreh Çomo.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!