MENU
klinika

‘Non grata’ ndaj Berishës

Nazarko: Aksioni i SHBA po përshkallëzohet, ja skenaret pse…

19.05.2021 - 14:20

Analistët Mentor Nazarko dhe Artur Zheji të ftuar në emisionin ‘’Pikat mbi i’’ në News24 kanë analizuar situatën politike me shpalljen ‘non-grata’ nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nazarko thotë se SHBA po përshkallëzon veprimet e saj duke shkuar deri në nivelin e ish-kryeministrave dhe ish-Presidentëve, teksa thekson se tashmë këmbanat bien për njerëzit e mazhorancës.

Sipas Nazarkos ka tre skenare pse vendimi për Berishën u publikua tani. Ai thotë se ose SHBA mbështetet në dyshimin për korrupsion, fakti që Berisha dhe familja e tij ndikojnë në zhvillimet aktuale në Shqipëri e Rajon si devijimi i skenarit të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Po ashtu edhe fakti që Berisha mund të ndikojë tek në radikalizimin e aksionit opozitar të Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Zheji nga ana tjetër thotë se shqiptarët duhet të mësohen tashmë me një Shqipëri pa doktorin, teksa shprehet i sigurt se Rama e ka ditur këtë bashkë me disa njerëz të tjerë.

DEBATI NË PIKAT MBI I

ARTUR ZHEJI: Ishte përgatitur një terren

MENTOR NAZARKO: Mendoj pra që SHBA i kanë njohur llogaritë bankare të individëve të fuqishëm, ose dikur. E dinë sa para kanë në xhepa gjithësecili dhe ne që jemi këtu. Në këtë kuptim ky vendim i SHBA mbështetet mbi këtë fakt, dyshimin për korrupsion. Por ndërlidhet edhe më faktin që Berisha dhe familja e tij ndikojnë në zhvillimet aktuale në Shqipëri e rajon.

Një pikë tjetër edhe devijimi i skenarit amerikan, edhe bisedimet Kosovë-Serbi. E treta mendohet se mund të ndikojë në radikalizimin e opozitës në Shqipëri. Prandaj ky akt është bërë publik tani.

Ka zëra që e ftojnë Bashën ti hyjë rrugës radikale. Që Shqipëria të hyjë në skenar radikal. Basha ka qenë në gjykimin tim konstruktiv, e shoh që i është përgjigjur për mos zgjedhur linjën radikale, për t’iu përgjigjur interesave të shqiptarëve, shumicës, për negociatat apo për t’i hapur rrugë zhvillimit.

Nuk e di cila është domethënia e këtij mesazhi, por Basha do zgjedhë rrugën e drejtë.

ARTUR ZHEJI: Sa mirë Nazarko që nuk dimë. Dmth këtu si të thuash të vjen ndonjëherë bam goditja.

MENTOR NAZARKO: Po thoja që këmbanat bien edhe për njerëz të caktuar të shumicës. Ky lloj veprimi, aksioni i SHBA që po përshkallëzohet nga ish-kryetarë bashkish, ish-ndërmarrës, politikanë të tjerë në ballkan, tashmë po shohim që ky instrument po përdoret gjerësisth dhe cilësisht. Edhe përkundrejt njerëzve të caktuara të shumicës. Në intervistën e djeshme ambasadorja u ndal posaçërisht tek SPAK. Shqipëria si shtet i vogël është krijesë e SHBA, konsolidimi i shtetësisë së saj ng Presidenti Uillson ndali zhbërjen e saj. Në këtë kuptim për përmasat e vogla borxhin historik, ambasadorët  e SHBA i lejojnë vetes që institucione si SPAK të quhen si krijesa të tyre. Ambasadori e paraqet Reformën në Drejtësi si sukses personal. Ajo pati atë po themi insistimin. SPAK sipas saj është duke vepruar në unison me SHBA . Çështja e luftës kundër korrupsionit nuk është vetëm kombëtare.

Ai akt të drejtë individualisht të thotë, që ta përshëndesë Balla këtë. Insistoj sepse siç thashë, qeveria e zë lepurin me qerre, s’do të thotë se akti selektiv goditës do të kufizohet tek opozita apo ish-pushtetit. Këmbanat bien për ata që kanë veshë.

ARTUR ZHEJI: Kam mendim pak ndryshe. Në Shqipëri ka ndodhur një keqkuptim i madh me Soros. Sorosi nuk ka qenë, shqiptarët kanë rënë pre e teorive konspirative. Sikur ai është koka e të keqes. Soros ka qenë ai që ka zgjidhur probleme shumë të mprehta të DASH në favor të SHBA. Nuk e di kush ia dha informacionet, këtu po të prekësh Sorosin, kanë prerë një nga aspektet e imazhit të asaj Amerike që ka shpërndarë aq shumë shoqërinë e lirë.

Tallje e lezetshme dhe elegante e Ramës. Me qyqe.

NAZARKO: Përveç se ka dell letrar shumë më të zhvilluar. Rama e ka menduar. I ka thënë Taulantit reago për këtë.

ZHEJI: Ka një gjë. Sorosin e keqkuptuan. Soros është njeri shumë i madh, në trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve, diplomatëve. Për ta futur dhe tek politika amerikane. Është ndoshta një leksion për brezat e rinj të politikanëve që të rrinë aty tek territori i fshatit, mos krijojnë iluzione. Unë mendoj se Rama e ka ditur këtë gjë dhe jo vetëm. Mendoj që kjo në këtë moment është rrufe. Tani shqiptarët do të mësohen me një Shqipëri pa doktorin. Derisa të sqarojë gjërat në të mirë e të keqe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!