MENU
klinika

Por kur pritet që Shqipëria të çlirohet plotësisht nga Covid-19?

Në qershor Tirana arrin imunizimin e tufës

20.05.2021 - 19:50

Në qershor, Tirana pritet të jetë e imunizuar kundër Covid-19. Anëtari i komitetit të vaksinimit, Genc Sulçebe thotë se vaksinimi dhe kalimi natyral i infeksionit kanë ndikuar për imunizimin e plotë të banorëve të kryeqytetit:

“Normalisht duhet që 70% e popullatës të jetë imunizuar. Duke përfshirë imunizimin natyral qoftë dhe vaksinimin dhe po arrijmë në shifra në 30%.

Për qytetin e Tiranës të dy këta faktorë do kontribuojnë që nga fundi Qershorit ky prag duhet të arrihet”, tha ai.

Por kur pritet që Shqipëria të çlirohet plotësisht nga Covid-19?

“Ndërsa për qytetet e tjera duhet të presim disa muaj. Nëse vijojmë me këto ritme vaksinimi, unë mendoj që në fillim të Vjeshtës mund ta arrijmë edhe në rang kombëtar”.

Sipas ekspertëve, nisur nga situata e pandemisë në këto dy muaj Vera pritet të sjellë shifra sporadike infektimesh  dhe një zerim të vdekjeve nga Covid-19.

Megjithatë, mjeku imunolog Genc Sulçebe thotë se gjithnjë do të ketë xhepa të popullatës të pa imunizuar të cilët do të jenë në rrezik nga Covid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pacientet te grupuar ne 2 pavijone"

Sanatoriumi drejt mbylljes si spital COVID 2


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!