MENU
klinika

Zgjedhjet e 25 prillit

Nga Najada Çomo, Açka e Dule, deputetët me më pak vota që do hyjnë në kuvend

13.05.2021 - 15:00

Në legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë, shkallët do t’i ngjisin 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Por për herë të parë ndryshe nga proceset e mëparshme, deputetët kanë krahas rezultatit të partisë edhe rezultat personal. ABC ka bërë një vëzhgim mbi votat personale të marra nga 140 deputetët e rinj, ku interesant është fakti se 10 prej ligjvënësve kanë marrë në toal një numër votash më të vogël se votat personale të disa të zgjedhurve në 12 qarqe të vendit.

Kështu, dy të zgjedhurit e Partisë Social Demokrat të Tom Doshit në Tiranë dhe Shkodër, Gertjan Deda dhe Meri Markiçi. Respektivisht Deda ka marrë 692 vota ndërkohë që Markiçi 749 vota. Megjithatë mandati i tyre vlen njësoj si ai i ligjvënësve të tjerë që kanë marrë mijëra vota. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule që garoi si pjesë e listave të PD në Tiranë ka arritur të marrë vetëm 848 vota. Lista e ligjvënësve të rinj më pak të votuar pasohet sërish nga deputeti i tretë i PSD në Shkodër, Gledis Çeliku.

Në listën e deputetëve më pak të votuar bëjnë pjesë edhe dy prej prurjeve të reja të PS dhe PD, shefja e Infektivit, Najada Çomo dhe shkrimtarja Flutura Açka. Edhe përse të dyja do të jenë në Parlament në shtator, Çomo ka mundur të grumbullojë në Tiranë 1583 vota ndërkohë që Açka mori 1793 vota në Elbasan. Numër të ulët votash personale ka marrë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në Fier 1771, teksa edhe ish-ministrja Klajda Gjosha që pritet të zërë vendin e Kryemadhit në Tiranë ka marrë vetëm 1445 VOTA.

 LISTA

Gertjan Deda (PSD TIRANE)                                                 692 VOTA
Meri Markiçi (PSDSHKODER)                                             749 VOTA
Vangjel Dule (PD TIRANE)                                                    848 VOTA
Gledis Çeliku (PSD SHKODER)                                             949 VOTA
Eralda Bano (PD FIER)                                                           1295 VOTA
Emilja Koliqi (PD Shkodër)                                                    1364 VOTA
Klajda Gjosha (LSI) Tiranë                                                    1445 VOTA
Najada Çomo (PS TIRANE)                                           1583  VOTA
Sorina Koti  (PD KORÇË)                                                     1622   VOTA
Monika Kryemadhi (LSI FIER)                                              1771 VOTA
Flutura Açka (PD Elbasan)                                                     1793 VOTA

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!