MENU
klinika

"Komiteti Teknik duhet të lehtësojë masat"

Pëllumb Pipero: Në mesin e qershorit mund të arrijmë “imunitetin e tufës”

13.05.2021 - 17:24

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka dhënë lajmin e mirë përsa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë, pasi u shpreh se Shqiëpria do të arrijë “imunitetin e tufës” në mes të qershorit nëse vaksinimi do të vijojë me këto ritme.

Sipas tij, ka ardhur koha që Komiteti Teknik i Ekspertëve të lehtësojë masat anti-COVID, duke filluar që prej javës tjetër apo në javën e parë të qershorit.

“Situata është shumë më mirë, brenda pritshëmrive tona. Kemi parë raportin e rasteve të reja të infektuara me tamponët, që është te 1-2%, dikur ishte 20-25%. Kemi parë raportin e rasteve të infektuara me ato të shtruara, që lëviz me 15 apo 20 herë dhe kemi parë raportin e rasteve të shëruar me ato aktive, që tregojnë se kemi një situatë shumë optimiste.

Të shtruarit në spitale janë mbi 50 vjeç. Kemi edhe raste të rënda, por po përpiqemi të mos kemi më humbje jete.
Në rast se vaksinimi që është kthyer në faktor kryesor të frenimit të pandemisë, ecën me këto ritme, gjysma e parë e qershorit do të vijë me imunitetin e tufës të arritur.
Ka ardhur koha që Komiteti Teknik të rishikojë dhe lehtësojë masat shtrënguese javën që vjen apo në fillim të muajit tjetër”, tha Pipero në A2.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!