Presidenti Ilir Meta uroi të gjithë besimtarët nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për Fiter Bajramin.
Në mesazhin e tij jashtë selisë së Komunitetit, kreu i shtetit, tha se uron që sakrifica e besimtarëve në këtë muaj agjërimi, të shërbejnë “të gjithëve për të na frymëzuar për një shoqëri më solidare më të drejtë me njerëzore dhe më të bashkuar e më në paqe”.
“Ishte kënaqësi për të uruar sot udhëheqësit e komunitetit Mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit për të uruar të gjithë besimtarët por dhe gjithë qytetarët shqiptarë për të vlerësuar sakrificat e besimtarëve sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë edhe për shkak të pandemisë për të shprehur mirënjohjen për ndihmën e mbështetjen që kanë dhënë për të sëmurët, për të pamundurit, ata në vështirësi më të mëdha, për të uruar që këto sakrifica të na shërbejnë të gjithëve për të na frymëzuar për një shoqëri më solidare më të drejtë me njerëzore dhe më të bashkuar e më në paqe”.
Kreu i shtetit u pyet edhe për zhvillimet politike, për nismën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit.
Pyetje: Zoti President ju keni një ftesë nga komisioni hetimor në 18 maj a do shkoni?
Meta: Vazhdojmë festën e mbarësi e gëzime të gjithëve