MENU
klinika

Nga Alfred Peza

Pse nuk do kemi më një president si Ilir Meta!

25.05.2021 - 21:05

Nga Alfred Peza

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ti hequr mundësinë Presidentit të bllokojë sipas humorit të vet personal, dekretimin e një ministri të propozuar nga Kryeministri, është fillimi i fundit të një mandati antisistem në krye të shtetit shqiptar. Një periudhë që do përfundojë, pasi ti shkohet deri në fund iniciativës, për ta shkarkuar Ilir Metën si Kryetar Shteti. Vendosja në piedestal e shenjtërisë së unitetit të popullit, duke nxjerrë jashtë individin bashkë me hallet e tij politike, rikthen normalitetin e shtetit.

Shqipëria është Republikë Parlamentare, ku roli dhe funksionet e Presidentit mbeten protokollare, honorifike, jashtë aktivitetit privat dhe qenies anëtar i një partie politike. I vetmi që e ka thyer traditën e mirë të krijuar nga Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi e Bujar Nishani, është Ilir Meta. Ai jo vetëm i ka tejkaluar të drejtat e veta kushtetuese, por është justifikuar në çdo aksion thellësisht politik ku është përfshirë, me justifikimin se po e bën këtë në emër të mbrojtjes së demokracisë.

Ilir Meta mori rolin e një “Robin Hudi” të shekullit XXI, për të penguar më çdo kusht e çmim përmes rrugës së rrugës sëbashku me opozitën, ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë. Duke e bërë këtë, as në emër të ligjit, as në emër të Kushtetutës, as në emër të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, as në emër të së drejtës natyrore, por në emër të një të drejte “divine”. A thua se demokracia është mision hyjnor, që gjithkush mund tia caktojë vetes, sipas dëshirës dhe hallit personal të radhës.

Ky mentalitet dhe kjo qasje antistem, e çoi Ilir Metën të hidhte hapa të paprecedentë që jo vetëm ligji e kushtetuta nuk ia njeh, por as praktika dhe tradita e mirë e institucionit nuk ia justifikon. As President i zgjedhur nga radhët e PS, as ai i pranuar me konsensus, e as ata të ardhur nga radhët e PD përpara tij, nuk kishin guxuar ti bënin veprimet e tij. Pavarësisht se kishin mbajtur më parë funksione shumë të larta partiake dhe partitë e tyre ishin në pushtet, në kohën e ushtrimit të detyrës.

Ilir Meta megjithëse me përvojë shumë të gjatë politike, e i vetmi që i ka mbajtur të gjitha detyrat e funksionet më të larta, i hodhi poshtë të gjitha normat dhe shkeli me këmbë me koshiencë, skrupujt dhe rregullat e shkruara e të pashkruara të funksionit. Vetëm një hall shumë i madh personal dhe një guxim i çartur përtej çdo limiti, mund ta detyrojnë një politikan të këtij kalibri, të meritojë të quhet nga shumëkush si Presidenti më i keq që ka patur Shqipëria në 30 vitet e postkumunizmit.

Mosdekretimi i ministrave të propozuar nga Kryeministri përmes deklaratave të shtypit dhe jo firmës e vulës në dekrete; çdekretimi i zgjedhjeve lokale që i kishte caktuar vetë më parë në funksion të lojës politike të partisë së tij familjare; zhvillimi i mitingjeve me frymëzim opozitar jashtë kostumit të Kryetarit të Shtetit dhe gardhit të institcionit; hyrja në një luftë politike me qeverinë legjitime; pjesëmarrja aktive në fushatën elektorale; deklaratat që nxisnin dhunë, prishjen e unitetit të popullit dhe retorika kundër aleatëve strategjikë të vendit,- janë disa nga bëmat e 4 viteve të Ilir Metës në krye të shtetit.

Ai shfrytëzoi për këtë një boshllëk të krijuar në kohë nga mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, për shkak të reforimit të sistemit që nxorri jashtë gjyqtarët dhe prokurorët e kapur nga elita e vjetër dhe e korruptuar politike e vendit. Presidenti i Republikës nuk zgjodhi në këtë moment, të ngjitej në lartësinë që i mundëson fryma dhe gërma e Kushtetutës, për të qenë unitar. Nuk zgjodhi të veprojë “me qetësi e dashuri”. Por ai zgjodhi të jetë i njëanshëm. Përçarës. Zjarrhedhës. Konfrontues. Antishtet. Antisistem. Ndaj edhe e humbi referendumin popullor të 25 prillit, përballë Kryeministrit Edi Rama dhe PS.

Ndëshkimi i sovranit u bë me votë, në një moment kur u ringrit dhe po funksionon plotësisht, edhe Gjykata Kushtetutese. Një institucion që nuk ia lë më në dëshirë e humor as Ilir Metës dhe askujt tjetër, çështjet e interpretimit të akteve dhe vendimeve të rëndësishme kushtetuese në Shqipëri. Vendimi i parë kundër Presidentit në detyrë, sapo u firmos. Të tjera na presin në të ardhmen e afërt.

Nuk e dimë dot tani, nëse Gjykata Kushtetuese do votojë për shkarkimin e Ilir Metës, pasi vendimi të jetë marë më parë nga Parlamenti. E sigurtë është se sapo u dha sinjali i parë i qartë, se Shqipëria nuk do të ketë më kurrë, një tjetër President si ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!