Qeveria shqiptare ka nisur sot konsultimin me rektorët e Universiteteve publike, me qëllim ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër, sic thotë kryeministri Rama.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë njofton se është dakordësuar për krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.
“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.
Do të punojmë ngushtësisht #sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krijimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri.#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.