MENU
klinika

"Nuk do lejoj që Shqipëria të portretizohet zonë risku"

Rama ‘përplaset’ në BILD me ministrin gjerman të Shëndetësisë

25.05.2021 - 17:49

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përplasur me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn për një deklaratë të këtij të fundit lidhur me udhëtime jashtë vendit dhe Ballkanin.

Spahn ka deklaruar për BILD se vitin e kaluar rreth 50% e rasteve të reja në Gjermani erdhën si pasojë e udhëtimeve në Ballkan e Turqi, dhe këtë vit duhet parandaluar.

“Ne mësuam nga vera e kaluar. Në atë kohë, udhëtimet jashtë vendit, shpesh vizitat te të afërmit në Turqi dhe Ballkan, shkaktuan rreth 50 përqind të infeksioneve tona të reja në faza. Ne duhet ta parandalojmë këtë këtë vit “.- deklaroi Spahn.

Nga ana tjetër Edi Rama ka reaguar po për BILD ndaj Spahn duke e cilësuar si një skandar që ministri gjerman ka denoncuar publikisht Ballkanin.

 

 

Rama siguron se nuk do të lejojë që Shqipëria këtë verë të cilësohet si zonë rreziku e ti ndalohen udhëtimet pasi nuk ka shifra që ta provojnë këtë.

‘’Skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin dhe kështu gjithashtu zhvlerëson njerëzit me një sfond migrimi. Unë nuk do të lejoj që Shqipëria të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet e pushimeve, nuk ka shifra për ta provuar këtë. Një ministër gjerman i shëndetësisë duhet të kujdeset për vaksinimin e popullsisë gjermane dhe të mos zgjojë pakënaqësi stereotipike kundër Ballkanit në mënyrë që të mbrojë një rekord tdukshëm të keq.’’- tha Rama.

  • foto galeri
“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!