MENU
klinika

Berisha në ‘listën e zezë’ të SHBA

Reagon për herë të parë Arvizu: Kjo është një bombë për politikën shqiptare

20.05.2021 - 15:58

Shpallja “non grata” e Sali Berishës ka tronditur dje politikën shqiptare. Qëndrimi i Sekretarit Blinken ishte shumë i fortë, por në atë deklaratë ai e bën të qartë se kjo histori nuk mbyllet me kaq, pasi pas Berishës do e kenë radhën emra të tjerë.

Ish-ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu, ka reaguar mbi vendimin e DASH për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ish-kryediplomati tha se vendimi ishte një bombë për politikën shqiptare.

“Vendimi ishte një bombë për politikën shqiptare”, tha Arvizu shkurtimisht për MCN

Në reagimin zyrtar DASH-i deklaroi se Berisha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Ndërkohë nga ana tjetër Berisha i është përgjigjur edhe dje kësaj deklarate nga Blinken duke theksuar se në 30 vite karrierë në politikë nuk ishte akuzuar asnjëherë për korrupsion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ditë pasi u shpall “non grata” nga SHBA

Lëvizja e fundit e Sali Berishës, çfarë pritet sot?


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!