MENU
klinika

Negociatat

Sekretarja e Portugalisë për Çështjet e Europës: Po përpiqemi për një zgjidhje të përbashkët për Shqipërinë

11.05.2021 - 15:30

Sekretarja e Portugalisë për Çështjet e Europës, Ana Paula Zacarias ka deklaruar se po punohet për një zgjidhje të përbashkët në BE për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Portugalia do të marrë Presidencën e radhës në BE, teksa Zacarias thotë se do të vijojë debati për konferencën ndërqeveritare për dy vendet, nëse do të ketë ose jo një të tillë.

Ajo thotë se në qendër të procesit të anëtarësimit është shteti ligjor.

 

 

‘’Ne diskutuam për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, çështjen e anëtarësimit. Por përpiqemi për një zgjidhje të përbashkët, që dy vendet të nisin procesin e anëtarësimit. Çfarë mund të them në këtë pikë, shteti ligjor është në qendër të procesit. Në procesin e angazhimit për afrimin drejt BE.

Kjo është në qendër të metodologjisë së re, ky është thelbësor. Do e marrim në konsideratë kur të analizojmë gjithë procesin. Shpresojmë se do vazhdojmë diskutimet e debatet, për të parë nëse do të kemi konferencë ndërqeveritare për dy vendet. Por në të vërtet më duhet të përforcoj këtë mesazh, që shteti i së drejtës është thelbësor. ‘’- tha Zacarias.

 

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!