MENU
klinika

Covid-19

Shqiptarët nuk do të pengohen për të udhëtuar jashtë!

12.05.2021 - 16:54

Shqiptarët këtë verë nuk do të pengohen për të udhëtuar jashtë kufijve të vendit. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha se edhe nëse vendet europiane nuk njohin vaksinat kineze dhe ruse, shqiptarët do të udhëtojnë me tampon.

“Përveç aplikimit me pasaportën e vaksinimit është edhe tamponi 48-72 orë. Kështu që popullata shqiptare nga kryerja e njërës apo tjetrës vaksinë nuk do të privohet nëse kemi disa alternativa siç është pasaporta e vaksinimit me vaksinat e BE apo kryerja e një tamponi”, shprehet Tomini.

Edhe ata persona që e kanë kaluar Covid, nuk mund të udhëtojnë vetëm më vërtetim pasi barkodet që njihen në kufi janë të vendosura vetëm tek certifikata e vaksinimit si edhe tek rezultati i tamponit:

“Ka individë të cilët mund ta kenë kaluar sëmundjen por nuk reflektojnë në gjak antikorpe, prandaj edhe nëse individët që kanë kaluar sëmundjen të kryejnë tamponin 48-72 orë”.

Sipas Tominit testi serologjik nuk mund të tregojë prezencë antikorpesh nëse ka kaluar më shumë se një vit nga kalimi i sëmundjes.

Deri tani asnjë vend në Europë nuk ka dalë me vendim final për të lejuar apo jo turistë nga vendet jashtë unionit.

REMOTE_ADDR:[]

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!