MENU
klinika

Nga heqja e maskës te shkurtimi i orës policore

Si pritet të ndryshojnë masat anti-Covid! Sot vendimi i Komitetit të Ekspertëve

27.05.2021 - 07:58

Gati një javë me vonesë, Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të vendosë sot për lehtësimin e masave.

Lajmin e dha vetë Kryeministri Rama kur tha se nesër (sot) komiteti do të dalë me planin e ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave për një sezon turistik më të lehtësuar. “Jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit, por është shumë, shumë e rëndësishme që të mos harrojmë se sidoqoftë, nuk kemi parashikueshmëri të plotë 100% lidhur me rrugën drejt daljes së plotë nga ky tunel dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Nesër (sot) Komiteti do dalë me planin e ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për një sezon turistik shumë më të lehtësuar se sezonin e kaluar besoj do të realizohet”, tha Kryeministri nga qendra e vaksinimit në sheshin “Skëndërbej” në kryeqytet. Surprizë nuk janë as masat që pritet të ndërmerren. Prej ditësh flitet për heqjen e maskës në ambientet jashtë si edhe për shkurtimin e orës policore. Komiteti do të duhej të ishte mbledhur që në datën 20 maj për të bërë një vlerësim të situatës si edhe për të përcaktuar planin e ri të masave me kohëzgjatje dyjavore. Mbledhja sot zhvillohet një javë me vonesë, ndërsa përgjatë kësaj periudhe, pra, nga data 20 maj deri në datën 26 maj, nuk ka qenë asnjë masë shtrënguese në fuqi për shkak se afati i masave ishte për një periudhë 14-ditore. “Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi ‘deri në datën 6.5.2021 zëvendësohet me togfjalëshin ‘deri në datën 20.5.2021’”, përcaktohet në urdhrin e ministres Manastirliu nr. 183/3 datë 5.5 2021.

SITUATA

Prej disa javësh ka një përmirësim të dukshëm të situatës epidemiologjike. Rastet e reja pozitive me COVID-19 janë ulur ndjeshëm, ndërsa rënie kanë pësuar edhe shtrimet në spital si edhe fatalitetet. Pas 244 ditësh përballje me virusin, të mërkurën, nuk është raportuar asnjë humbje jete. Ndërsa në spitalet COVID numri i pacientëve që po marrin trajtim mjekësor ka shkuar në 43. “Pas një periudhe të gjatë të pandemisë, për herë të parë nuk ka asnjë vdekje në spitalet COVID në 24 orët e fundit. Aktualisht, në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive”. Aktualisht, në shërbim të pacientëve të infektuar, veç Spitalit Infektiv është edhe Sanatoriumi. Por ministrja Manastirliu tha të martën se po mendohet që vetëm një strukturë spitalore të jetë në shërbim të pacientëve të infektuar duke paralajmëruar në këtë mënyrë mbylljen e spitalit COVID 2.

RASTET

Lidhur me rastet e reja, në 24 orët e kaluara janë raportuar vetëm 15 raste të reja nga rreth 2700 testime të kryera. Janë kryer 2,691 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak. Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!