MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të parandaloj ngrirjen e qafës?

07.05.2021 - 10:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të parandaloj ngrirjen e qafës?

Mjeku: Nëse tregohemi të përkujdesshëm në përditshmërinë tonë, dhimbjet e qafës mund të parandalohen. Nëse keni një punë me orë të gjata në zyrë, sigurohuni që gjatësia e karriges të jetë në përputhje me gjatësinë tuaj. Këmbët tuaja duhet të jenë të mbështetura lehtësisht në dysheme. Gjithashtu duhet që qendrimi juaj në karrige duhet të jetë drejtë me kurrizin e mbështetur në karrige. Është shumë e rëndësishme që të paktën në çdo një orë të ngriheni nga karrigia dhe të bëni disa hapa. Në mënyrë që të shmangni mpirjen e trupit.

Kujdes duhet të tregoni edhe në mënyrën se si mbani trupin gjatë kohës që flini. Më e rekomandueshmja është që të qendroni me kurriz poshtë ose anash. Ushtrimet sigurisht që vijnë në ndihmë të jashtëzakonshme për parandalimin e dhimbjeve të qafës. Përmes ushtrimeve të vogla përditë ju do të siguroni shmangien e ngrirjes së muskujve. Në rast se dhimbjet janë të forta dhe të pandërprera atëherë duhet të konsultoheni me mjekun

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.