MENU
klinika

“Fundi i Covid do jetë pranverën e ardhshme”

Skënder Brataj flet për lirimin e masave kufizuese

19.05.2021 - 12:03

Skënder Brataj, Shefi i Urgjencave Kombëtare dhe anëtari i Komitetit të Ekspertëve, u shpreh optimist se pranvera e ardhshme do të shënojë edhe fundin e pandemisë nga koronavirusi në vendin tonë.

“Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid, jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë”, tha Brataj në emisionin Breaking në Top News.

Sa i përket çështjes së mungesës së vaksinave kineze gjatë këtyre ditëve Brataj tha se “për radhët e gjata e krijuara pasi mungojnë dozat e dyta Sinovac, personat duhet të bisedojnë me mjekët e familjes në mënyrë që ti shmangin ato”.

“Virusi ekziston akoma, lirimi i masave do hiqen në mënyrë graduale, duam të kapim shifrën e 1 milion vaksinave. Me ecjen përpara të vaksinimit do merremi dhe me heqjen e masave në mënyrë graduale.

Ka një ulje të telefonatave nga 12 mije telefonata më parë kemi rënë në 2 mijë telefonata.

Për pensionistët vonesat e marrjes së dozës së dytë nuk ka problem sepse përgjigja imunitare me ato mosha është më i ngadaltë. Jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë. Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid“, u shpreh Brataj.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!