MENU
klinika

Dita Kombëtare e Drejtësisë në Shqipëri

Spartak Ngjela: Organet e reja do vendosin drejtësi, hapja e dosjes së ‘Gërdecit’ shenja e parë

10.05.2021 - 19:02
Sot është Dita Kombëtare e Drejtësisë në Shqipëri, ku për vite me radhë sistemi ynë i drejtësisë vuan nga korrupsion dhe mungesa e ulët e besimit nga qytetarët.

Reforma në drejtësi e nisur prej vitit 2016 ka nisur të japë efektet e para, duke marre ne kete menyre dhe sot vleresimin e partnereve ndekombetare por dhe krereve te institucioneve shqiptare!

Avokat Spartak Ngjela per “euronews” thotë se drejtësia ishte një plagë e madhe dhe e cilëson atë si “fatkeqësi kombëtare e krijuar nga politika që nga vitit 1992 dhe deri kur filloi reforma në drejtësi”.

Futja në drejtësi e personave të paaftë dhe me mungesë integriteti çoi tha z. Ngjela në një korrupsion të lartë në drejtësi dhe politikë dhe për të rregulluar këtë u desh reforma në drejtësi.

Ish-ministri i Drejtësisë thotë se kjo reforma ka hasur pengesa të mëdha dhe thekson se ka shpresë se institucionet e reja do të mund të vendosi drejtësi në vend.

“Është ende herët për drejtësinë e re, organet e reja do të vendosin drejtësi. Janë krijuar dy institucione të reja që do të krijojnë sistem gjyqësor të pavarur. Me rihapjen e Gërdecit është një shenjë për luftimin e korrupsionit të lartë. Institucionet e reja e kanë në dorë për të kthyer besimin”, deklaroi z. Ngjela.

Sipas avokatit “goditja e korrupsionit të lartë nga BKH dhe SPAK do të krijojë optimizmin për drejtësi në Shqipëri” pasi zhvillimin shoqëror në vend e pengon “korrupsioni në gjyqësor dhe politikë”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!