Vijon të jetë i ulët numri i infektimeve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 45 raste të reja me virus nga 2,596 testime të kryera për të dyshuar.
Në 24 orët e fundit tre qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me sëmundjen. Viktimat janë një qytetar nga Gjirokastra, një nga Shkodra dhe një nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Përditësimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 45 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 11 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste Korçë, Devoll, 3 raste në Librazhd, Pogradec, 2 raste në Vlorë, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kolonjë, Gramsh, Pustec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (13 Maj 2021)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 1,050
Të shtruar në spitale 86
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,596
Testime totale 668,531
Raste pozitive 131,890
Raste të shëruara 121,122
Raste Aktive 8,342
Humbje jete 2,426
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6,798
Shkodër 268
Fier 195
Korçë 206
Gjirokastër 200
Durrës 129
Vlorë 151
Elbasan 117
Lezhë 100
Berat 83
Dibër 47
Kukës 48