Tre viktima dhe 17 të infektuar me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila sqaron se në 24 orët e fundit janë kryer 2639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 rastë në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Statistika (17 Maj 2021)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 1,107
Të shtruar në spitale 80
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,639
Testime totale 679,396
Raste pozitive 132,032
Raste të shëruara 125,419
Raste Aktive 4,178
Humbje jete 2,435
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3276
Shkodër 175
Korçë 160
Gjirokastër 96
Fier 90
Lezhë 88
Vlorë 87
Elbasan 67
Berat 53
Durrës 40
Kukës 23
Dibër 23