MENU
klinika

Mes tyre edhe njohja e certifikatave të vaksinimit

Turqia dhe Greqia arrijnë marrëveshjen e parë për 25 pika

31.05.2021 - 17:16

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të hënën se Turqia është e gatshme për dialog e bisedime pa parakushte me Greqinë për t’i avancuar në të gjitha fushat marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Pas pritjes së zhvilluar në Pallatin “Maksimu” të Athinës nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, Mevlut Çavusoglu i vijoi kontaktet e tij në kryeqytetin grek me homologun Nikos Dendias.

Dy kryediplomatët dolën në një konferencë të përbashkët shtypi menjëherë pas takimit kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve.

“Ne tani filluam të punojmë (me palën greke) në projekte konkrete të përqendruara në veprim dhe bashkëpunim. Arritëm një konsensus për 25 pika. Marrëveshja që arritëm sot, do të japë një kontribut pozitiv reciprokisht në sektorin tonë të turizmit”, tha ministri Çavusoglu.

60b4b6e205365

Ai bëri me dije edhe se për të konsoliduar më tej bashkëpunimin në turizëm, Ankaraja dhe Athina ranë dakord gjithashtu për njohjen e certifikatave të vaksinimit.

“Turqia është e gatshme për dialog pa asnjë parakusht për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë. Ne ramë dakord që t’i zgjidhim mosmarrëveshjet brenda kornizës së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të drejtës ndërkombëtare dhe respektit për interesat e ndërsjella”, theksoi Çavusoglu.

Nikos Dendias, nga ana e tij, tha se ata diskutuan gjatë takimit si marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe marrëdhëniet Bashkimi Evropian-Turqi.

Ai e përgëzoi ministrin Çavusoglu për fitoren e ekipit turk të basketbollit Anadolu Efes në Kampionatin “Turkish Airlines EuroLeague”.

Para takimit me homologun e tij grek, ministri i Jashtëm turk u takua gjithashtu me Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Rigjallërimi i kanaleve tona të dialogut është një hap pozitiv. Përmirësimi i marrëdhënieve tona është i rëndësishëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona”, shkroi Çavusoglu në rrjetin social “Twitter”.