MENU
klinika

“Meta ka kryer shkelje të rënda”

Vasilika Hysi: Presidenti thirrje për ndryshim të qeverisjes, mbajti…

25.05.2021 - 12:07

Anëtarja e Komisionit Hetimor Vasilika Hysi, në fjalën e mbajtur prej saj, deklaroi se Meta ka kryer shkelje të rënda.

Hysi theksoi se presidenti ka bërë thirrje për ndryshim të qeverisjes, duke shtuar se ka mbajtur haptazi krahun opozitar.

“Meta bënte thirrje për ndryshim të qeverisjes, duke thyer parim të rëndësishëm për një kryetar shteti. Presidenti është përfaqësues i unitetit të popullit. Meta ka bërë një veprimtari që bie ndesh me betimin që ai ka dhënë kur ka marrë detyrën. Të gjitha deklaratat e Metës, tregojnë se nuk janë jashtë politikës partiake.

Deklaratat nuk sigurojnë konkurrim të ndershëm mes partive politike. Presidenti mund të bëjë thirrje që partitë të konkurrojnë ndershëm, por s’mund të mbajë anë. Presidenti është sjellë si pjesë e një grupimi partiak, që në zgjedhjet e 25 prillit ka qenë opozita. Presidenti duhet të respektojë atë që thotë Kushtetutë, nuk ka të drejta që të mbledhë ankesa, as të kërcënojë e të paragjykojë në kohë të zgjedhjeve. Meta ka shkelur rëndë parimet.  GJK do jetë ajo që do vendosë për fatin e presidentit. Meta madje thotë se do presë dorën e atyre që vjedhin votën, thirrje të tilla janë të rënda e mund të përmbajë madje edhe element të veprës penale, por ne nuk ngremë akuza penale”, deklaroi Hysi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk do të kërkohen më prova të reja. Ja puna që do të bëjë Komisioni..."

Shkarkimi i Presidentit / Thirrja e Alket Hysenit: Të jemi sa më objektiv, përtej bindjeve politike


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!