MENU
klinika

Nga lobimi për disa kandidatë, te ftohja me kryetarin e Partisë Demokratike

Zbardhen prapaskenat e largimit të Sahit Dollapit

11.05.2021 - 11:15

Kur kanë kaluar dy javë nga zgjedhjet parlamentare ku Partia Demokratike nuk arriti objektivin maksimal për të ardhur në pushtet, Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i tij në selinë blu.

Lajmi është konfirmuar ditën e djeshme nga burime zyrtare pranë Partisë Demokratike, ndonëse ende nuk ka një dokument publik për dorëheqjen. Largimi i tij nga selia blu ka dhënë indicie që në ditët e para të daljes së rezultatit të zgjedhjeve, kur Sekretari Organizativ i PD-së është larguar nga të gjitha grupet në platformën e komunikimit të brendshme të PD-së, “WhatsApp”-et.

Gazeta “Panorama.al” i kërkoi Sahit Dollapit një prononcim në lidhje me dorëheqjen e tij dhe mbi arsyet që e çuan në këtë veprim, por nuk pati një reagim nga ana e tij. Megjithatë gazeta “Panorama.al” pyeti në mënyrë kofidenciale burime të ndryshme pranë PD-së, nga ku mësoi disa situata.

PRAPASKENA

Sahit Dollapi u zgjodh Sekretar Organizativ pak vite më parë dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në selinë blu. Ai mori vëmendje të shtuar në selinë blu gjatë protestave të vitit 2019 kur edhe u dhunua nga Policia. Por ftohja e tij me kryetarin e Partisë Demokratike duket se kanë nisur pikërisht në verën e vitit të kaluar, kur PD-ja nisi një proces përzgjedhjesh të kandidatëve që do të ishin në listat për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Si Sekretar Organizativ, Sahit Dollapi kishte në këtë proces një rol thelbësor komunikimi dhe koordinimi të proceseve për mbledhjen e kandidaturave dhe më pas ndjekjen e tyre sipas proceseve.

Ka qenë pikërisht kjo fazë krisja e parë. Burimet bëjnë me dije se Sahit Dollapi ka mbështetur kandidatë konkretë, për të cilët ka lobuar te kryetari i PD-së, Lulzim Basha, si persona potencialë për të siguruar rezultat optimal në zgjedhjet parlamentare. Disa prej tyre sekretari organizativ tashmë i dorëhequr i ka mbështetur edhe gjatë fushatës.

Fushata ishte edhe krisja e dytë e Dollapit me kryetarin Basha. Mësohet se sekretari organizativ ka pasur probleme me organizimin e takimeve të kryetarit të PD-së në disa rrethe gjatë fushatës, në të cilat nuk është ndjekur axhenda për shkak të mangësive në organizim.

Ndërsa krisja finale mes Bashës dhe tij duket se ka ardhur pas zgjedhjeve. Mësohet se pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve, kryetari i selisë blu ka pasur një takim me sekretarin organizativ, që sipas burimeve nga brenda selisë, ka qenë edhe me tone të larta, ku mes të tjerash, Dollapi mësohet të jetë shprehur: “Ti nuk ke më besim te puna ime, kështu që edhe unë duhet të largohem”, ndërsa ka vijuar duke thënë se nuk mund të vazhdojë të bëjë ende opozitë në moshën që ka. Ritheksojmë se takimi mes Bashës dhe Dollapit ka qenë ballë-përball dhe nuk dihet biseda e plotë veçse fragmenteve që janë dëgjuar nga njerëzit e partisë. Pak ditë më parë qarkulloi edhe lajmi për dorëheqjen e sekretarit të burimeve njerëzore, Ervin Minarolli, por një gjë e tillë u mohua nga vetë ai përmes një postimi në “Facebook”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!