MENU
klinika

Komisioni u mblodh sot

Zbulohet data, ja kur deputetët votojnë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

26.05.2021 - 15:16

Më datë 10 qershor deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të votojnë raportin hetimor të hartuar nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta. Po në këtë seancë, ligjvënësit shqiptarë do të votojnë dhe për shkarkimin e Presidentit.

Pra, verdikti final për Presidentin Ilir Meta do të merret më datë 10 qershor.

TCH bën me dije se këtë të premte, Komisioni Hetimor do ti’i dërgojë Kuvendit raportin e hartuar prej tyre, ku dokumentojnë me prova shkeljet që ka bërë Ilir Meta, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Komisioni është mbledhur sot për të miratuar një raport paraprak që do t’iu shpërndahet të gjithë anëtarëve, për të parë nëse ata do të kenë ndonjë sugjerim apo prova të tjera, përpara se versioni paraprak të finalizohet.

Ndërkohë, pas miratimit të raportit nga ana e vetë Komisionit, grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite, për diskutim dhe votim, të raportit të Komisionit Hetimor në datën 10 Qershor.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!