MENU
klinika

“Të votojmë në bllok për shkarkimin e Metës”

Zheji komenton deklaratën e Ramës: Kjo është thirrje për luftë

10.05.2021 - 15:02

Analisti Artur Zheji dhe  politologu Blendi Kajsiu, të ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24” kanë analizuar deklaratat e Ramës, i cili deklaroi se PS do të bëjë gjithçka për të shkarkuar Metën, pasi sipas tij, presidenti është antishtet.

Zheji thekson se Rama ka bërë thirrje për luftë sërish, duke çuar lart emocionet dhe zbritur arsyen.

Artur Zheji: Ka bërë thirrje për luftë, ndaj i them ndonjëherë marshall. Ai nxit establishmentin e vet në luftë të re. Kjo sepse duke e mbajtur të karikuar elektoratin, Rama mban në “jetë” propagandën. Ai është edhe kontravers. Rama po godet vetëm Metën, sepse e di se PD pa një forcë që vjen nga e majta e ka të vështirë të vijë në pushtet. Mendoj se kjo është thirrje për luftë. Rama çon lart emocionet dhe zbret arsyen. Prsh në Komisionin Hetimor është Murrizi, që nuk ka fituar vota në zgjedhje. gjithashtu është edhe Baba Taku, që dikur ka qenë me LSI.

 

Blendi Kajsiu: Rama dha urdhër publikisht e haptaz, si lideri i shumicës, ua dha të vetëve, PS-së, përfaqësuesve të tij në parlamente natyrisht deklaroi se nuk është thjesht në dorën e socialistëve, shkarkimi i Met, shkarkimi i Metës. Kjo është betejë e fituar për Ramën. Si të shkarkohet Meta, si mos të shkarkohet Meta, Rama e PS fitojnë.

Po nisin spekulimet edhe në media nëse Basha po tradhton apo jo. Rama nuk e sheh LSI-në si opozitë, sepse Lëvizja Socialiste për Integrim shkon me atë që fiton. Meta ka aprovimin si president më të ulët nga populli. Disa sondazhe ndërkombëtare e kanë nxjerrë këtë përfundim. Meta është i vetmi president që është përballur me Amerikën dhe është kreu i shtetit më i politizuar, duke humbur staturën e tij, që është mbi palët.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!