MENU
klinika

“Grupet kriminale, aktive brenda dhe jashtë vendit”

Zv/ministri i Brendshëm jep detaje nga hetimet për vrasjet në Elbasan dhe Vlorë

15.05.2021 - 18:20

Për vrasjet e fundit në Elbasan dhe në Vlorë, autoritetet shqiptare janë duke bashkëpunuar edhe me EUROPOL, por edhe me vende të caktuara të Bashkimit Europian. Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, teksa dha detaje nga hetimet foli për grupe kriminale, të cilat sipas tij janë aktive brenda dhe jashtë vendit.

lamallari-vrasje-elbasan-vlore

“Grupet kriminale janë aktive brenda vendit dhe jashtë vendit. Vrasjet konsiderohen si një nga veprat më të rënda, por gërryejnë edhe kapitalin social dhe njerëzor duke krijuar panik. Për fat të keq vënë në dyshim edhe besueshmërinë e institucioneve që janë aty për të garantuar jetën e njerëzve. Mbetet për tu hetuar deri në fund.

Ka një grup hetimor për të dy rastet si në Vlorë dhe në Elbasan që udhëhiqet nga policia dhe ka mbështetjen e policisë dhe oficerëve të policisë gjyqësore. Ka një bashkëpunim për të dyja rastet me Europol dhe bashkëpunim konkret me vendet e caktuara të BE ku mendohet se ka pika takime për ngjarjet konkrete”, tha Lamallari në një intervistë për News24.

VRASJA E PJERIN XHUVANIT

Vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve, numri dy i ministrisë së Brendshme e konsideroi si një krim që njollosi procesin zgjedhor.

“Ishte një ngjarje kriminale që për fat të keq njollosi procesin zgjedhore. Ndonëse dita e zgjedhjeve ishte e qetë, ngjarja në Elbasani ishte reminishencë e të shkuarës

Nëse bën një analizë të përgjithshme Elbasani zë 7% të kriminaliteti, që është normal duke marrë parasysh edhe elemente të tjerë si demografia. Për shkak se aty ka edhe një histori të grupeve aktive kriminale në vend është dashur edhe prania e shtuar e policisë, duke marrë shkas edhe nga ngjarja e fundit”, u shpreh Lamallari.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!