MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të shkaktojnë kancer goditjet?

18.06.2021 - 08:19

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të shkaktojnë kancer goditjet?

Mjeku: Përsa i takon kancerit të lëkurës, për shembull irritimet kronike ose ngacmimet e vazhdueshme në një zonë të caktuar mund të jetë shkaktarë të kancerit të lëkurës. Në të tilla raste edhe një traumë mund të jetë shkak për krijimin e kancerit në lëkurë. Këtu përfshihen edhe sarkomat, të cilat janë tumore të indeve të buta ku të dhënat janë kontradiktore përsa i takon traumës.

Më shumë trauma rezulton të jetë faktor zbulues i tumorit sesa shkaktar. Në përgjithësi, përveç kancerit të lëkurës dhe ndoshta të themi sarkomave, trauma nuk mund të jetë shkak për kancer.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.