“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë është Diabeti Insipid?
Mjeku: Diabeti Insipidit është një gjendje e rrallë, e cila bën që trupi juaj të prodhojë dhe nxjerrë shumë urinë e cila është “e pazakonshme”. Shumica e njerëzve urinojnë 1 deri në 2 litër urinë në ditë. Personat me diabet Insipid nxjerrin nga 3 deri në 20 litra në ditë.
Simptomat e diabetit Insipid
-Etje e shtuar
-Urinim të shtumtë e të shpeshtë (mjeku mund ta quajë këtë poliuri)
-Zgjime të shumta gjatë natës për të shkuar në tualet
-Preferencë për pije të ftohta
-Dehidratim
-Dobësi
-Dhimbje të muskujve
-Nervozizëm
Mund të vini re këto shenja:
-Lodhje
-Ndjesi të plogështisë
-Marramendje
-Konfuzion
-Të përziera
Simptomat tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël
-Te foshnjat, ato mund të jenë:
-Nervozizëm
-Rritje dhe zhvillim të ngadaltë
-Ushqyerje e dobët
Tek fëmijët, shenjat janë
-Të pirit e shumë uji
-Urinim i shpeshtë, ndonjëherë çdo orë
-Lagie e shtratit ose zgjimi gjatë natës për të shkuar në tualet
-Dehidratim
Shkaqet e Diabetit Insipid
Trupi prodhon një hormon të quajtur vazopresinë në një pjesë të trurit tuaj të quajtur hipotalamus. Ky hormon depozitohet dhe ruhet në gjëndrën e hipofizës. Vazopresina i jep sinjal veshkave të mbajnë ujin, që e bën urinën më të përqëndruar. (Vazopresina quhet ndryshe hormoni antidiuretik.)
Kur jeni të etur ose pak të dehidratuar, nivelet e vazopresinës rriten. Veshkat thithin më shumë ujë dhe nxjerrin urinën e përqëndruar. Nëse keni marrë mjaftueshëm për të pirë, nivelet e vazopresinës bien dhe ajo që del është e qartë dhe e holluar. Kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm vazopresinë, gjendja quhet diabet Insipid qëndror. Nëse prodhoni mjaftueshëm, por veshkat nuk i përgjigjen ashtu siç duhet, keni diabet insipid nefrogjen. Në secilën formë, rezultati është i njëjtë. Veshkat nuk mund të mbajnë ujë, kështu që edhe nëse jeni të dehidratuar, ato do të nxjerrin shumë urinë të zbehtë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.