MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë simptomat dhe shenjat e stresit të tepërt?

21.06.2021 - 10:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë simptomat dhe shenjat e stresit të tepërt?

Mjeku: Ka disa lloj simptomash të stresit.

Janë simptomat njohëse që përfshijnë:

Probleme me kujtesën
Paaftësi për t’u përqëndruar
Gjykim jo i mirë
Shikon vetëm negativisht
Mendime ankthi dhe shqetësime konstante
Simptomat fizike:

Dhimbje
Diarre ose kapsllëk
Përzierje, marrje mendsh
Dhimbje kraharori, rrahje zemre të shpejtë
Humbje e interesit për marrëdhënie seksuale
Ftohje dhe infeksione të shpeshta
Simptomat emocionale

Prishje humori
Nervozizëm, humje durimi
Acarim, pamundësipër t’u çlodhur
Ndjenja evetmisë dheizolimit
Depresion dhe pakënaqësi të përgjithshme
Simptomat e sjelljes

Të ushqyerit e paktë ose i tepërt
Gjumë me shumicë ose shumë pak
Izolimi i vetvetes nga të tjerët
Neglizhim ose nënvlerësim i përgjegjësive
Përdorimi i alkoolit, duhanit, drogave për t’u relaksuar
Gjeste nervozizmi (kafshim thonjsh)
Këto simptoma mund të shkaktohen edhe nga përdorimi i medikamenteve. Është detyra e mjekut të vlerësojë gjendjen dhe të japë këshillën e duhur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.