Ish-drejtori i fotografisë në “KosovaFilm”, Afrim Spahiu, ka publikuar dje pamje gjatë periudhës kur po ndërtohej dhe po mbushej me ujë liqeni i Ujmanit, shkruan Gazeta Express.
Ai në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar edhe disa fotografi ku shihet territori ku tash gjendet liqeni, kur ishte tokë.
Lexo Edhe:
Pamje: Stuhi e vërshime në Londër, këputen degët e drunjve, rrugët mbushen me tjegulla
Spahiu tha se pamjet e xhiruara nga ai pasqyrojnë mbushjen dhe sistemin e kanalizimit për ujitje, duke shtuar se në këtë periudhë situata politike po tensionohej, dhe pas demonstratave të vitit 1981, situata ndryshoi por filmi nuk u krye.
Postimi i plotë i tij:
Përshëndete miq,
1978, viti kur xhirova dhe fotografova sipërfaqen e shprazët në liqenin e Ujmanit. Ndërmarja “Ibër Lepenc”menaxhonte ndërtimin e pendës (Digës) të liqenit që sapo kishte filluar të mbushej me ujë nga lumi Ibër.
“Kosovafilmi” kishte kontraktuar xhirimin e filmit dokumentar dhe në disa etapa kohore unë xhirova shumë pamje për të realizuar skenarin teknik që do të pasqyronte mbushjen dhe sistemin e kanalizimit për ujitje. Në kohë situata politike tensionohej, dhe pas demostratave të vitit 1981, gjithëçka ndryshoi dhe filmi nuk përfundoi … !!!
Jam me fat, që kam aritur të ruaj në arkivin tim disa pamje të fotografuara nga ajri, dhe unë që kam fotografuar para dhe gjatë mbushjes me ujë të sipërfaqes të lumit, me film diapozitiv të formatit të mesëm !!
Cilësia e filmave është e lartë, por në mungesë të një skaneri profesional, i fotografova me celular për të reflektuar në aktualitetin që ka e ardhmja e Liqenit të Ujmanit (Gazivoda).
Ju uroj vikend të freskët me Copyright A.S.