MENU
klinika

Covid-19

Kosova merr sasinë e parë të vaksinave nga kontrata me Pfizer

29.06.2021 - 09:41

Mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Kosovë sasia e parë e vaksinave anti-COVID nga kontrata e nënshkuar midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Pfizer.

Deri më tani, në Kosovë janë vaksinuar personeli shëndetësor, grupmoshat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, mësuesit, forcat e sigurusë dhe policia. Me ardhjen e doza të tjera të vaksinave, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se do të shtrihet vaksinimi edhe në kategori të tjera të popullsisë me qëllim imunizimin e 60% të popullatës brenda vitit 2021.

“Me ardhjen e dozave të para nga kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer,  vaksinimi në masë do të shtrihet edhe tek kategoritë e tjera të popullatës deri në arritjen e objektivit tonë për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021”, shkruhet në njoftim.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat